Vazhdon refuzimi i vaksinës kineze, ja pamjet e sheshit…

0
135

Shqiptarët po vazhdojnë të refuzojnë vaksinën kineze.

Në qendrën më të madhe të vaksinimit, në sheshin ‘Skënderbej’, shumë pak njerëz janë grumbulluar për të marrë vaksinën.

Këto pamje tregojnë se të moshuarit po e refuzojnë vaksinën, për të cilën qeveria nuk ka bërë asnjë transparencë.

Pamjet vijnë nga orët e paradites, kur pritet të ketë fluks. Ekspertët kanë hedhur dyshime mbi shifrat e vaksinimit që ka raportuar qeveria.

Ndërkohë deri më tani është raportuar për të paktën dy viktima pasi kanë bërë vaksinën kineze.

Një grua në Berat ndërroi jetë papritur, ndërsa i shoqi refuzoi autopsinë.

Kurse një i moshuar në Tiranë vdiq nga problemet me frymëmarrjen pasi bëri vaksinën.

Vaksina kineze akoma nuk ka marrë miratim në BE dhe SHBA. Mjekët thonë se ka shumë pak të dhëna për të.

Edhe rezultatet e testimit për këtë vaksinë nuk kanë publikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here