Rilindja e Ramës nuk ka asnjë lidhje me socialistët/ Tavo: Synoj të dyfishoj vendet e punës në Gjirokastër…

0
90

Kandidati i LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo i ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’në News24 ka folur për fushatën elektorale dhe objektivat e tij për zgjedhjet e 25 prillit.

Tavo thotë se kandidon për herë të 8-të në të njëjtën zonë elektorale që prej 1996, teksa ende e pranon se është socialist, por shton se Rilindja e Edi Ramës nuk ka asnjë lidhje me socialistët, PS apo njerëzit e thjeshtë.

Ai premton se do të dyfishojë vendet e punës në Gjirokastër si dhe do të kthejë institucionet që i janë larguar qytetit në këto 8 vite.

Po ashtu Tavo ka folur edhe për tentativat e shit-blerjes së votës në qytetin jugor, presionet e kërcënimet, duke thënë se qytetarëve po u hapen llogari bankare që t’u hidhen para për fushatë në këmbim të votës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here