Kandidati i LSI-së, Toska: Uragani i ndryshimit dhe shpresës po rritet dita ditës

0
122

Kandidati i LSI në Elbasa, Altin Toska ka zhvilluar sot takime me banorë të zonës së Shpatit në Elbasan. Në një postim në Facebook, Toska shprehet se uragani i ndryshimit po rritet dhe se qeverisja do t’i kthehet popullit për 23 ditë.

“Uragani i ndryshimit dhe shpresës po rritet dita ditës! Çdo ditë në sytë e njerëzve shohim zhgënjim nga keqqeverisja dhe premtimet boshe por gjithashtu dhe shpresë për kthesën e 25 Prillit që po vjen. Vota e njerëzve fisnik të Shpatit do jetë një grusht i hekurt që do të shemb kështjellën propagandistike të rilindjes, dhe do i hapi rrugën e ndërtimit të jetës së re këtu në Shpat, në Shqipëri, në shtëpinë tonë! Për 23 ditë qeverisja do ti kthehet popullit”,- shkruan Toska në një postim në Facebook.

https://www.facebook.com/832740363439804/posts/3782922691754875/?d=n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here