Taksa e sheshtë/ Basha: 2.2 miliardë euro të shqiptarëve, Rama ua jep ortakëve të vetë

0
86

Kreu i PD Lulzim Basha është shprehur ne Opinion se ata që quhen oligarkë që gjoja paguajnë 15% ata sot në fakt marrin 2.2 miliardë euro të shqiptarëve.

“Ata janë ortakët e kryeministrit, ata kanë marrë vetëm kontrata publike 2.2 miliardë euro. Pra një grusht njerëzish të cilëve ti i jep koncesione, PPP-ra, ti ju jep tendera me çmimin pesë fish të punës që duhet ë kryej mos ja qaj hallin e tij që ky po ju merka taksa, sepse ai 15% që pretendon që i merr, ja jep 50 herë, 100 herë më shumë përmes aferave, e para”, tha Basha nder te tjerash.

Pjesa e plote

Lulzim Basha: Ata që ju i quani oligarkë që gjoja paguajnë 15% ata sot në fakt marrin 2.2 miliardë euro të shqiptarëve. Ata janë një grusht njerëzish të cilët nuk i gjen pothuajse kurrë. Kjo është shumë e rëndësishme se ata rrallë herë i gjen më larg se 10 minuta larg kryeministrit, të këtij kryeministri. Ata janë ortakët e kryeministrit, ata kanë marrë vetëm kontrata publike 2.2 miliardë euro. Pra një grusht njerëzish të cilëve ti i jep koncesione, PPP-ra, ti ju jep tendera me çmimin pesë fish të punës që duhet ë kryej mos ja qaj hallin e tij që ky po ju merka taksa, sepse ai 15% që pretendon që i merr, ja jep 50 herë, 100 herë më shumë përmes aferave, e para. E dyta, po j’ua them dhe një herë, taksa e sheshtë funksionon për shoqërinë, funksionon për shtresën e mesme, funksionon për pagat mesatare, funksionon për njerëzit me të ardhura më të ulëta, lufton evazionin. Rritja e taksave, po ta përsëris dhe një herë, qoftë kjo taksa e naftës apo tatim fitimi, çdo biznes dhe në veçanti bizneset e mëdha ja kalojnë dretpërdrejtë konsumatorit, pra qytetarit të thjesht, pra bukës së gojës, pra çmimit të qumështit. Hyjmë më në fund një debati thelbësor, të cilin kundërshtari do ta shmang këto 3 javë që ka mbetur nga fushata, është fare e thjesht. Taksa e sheshtë, forcon ekonominë, lufton evazionin dhe ndihmon njerëzit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here