Home Aktualitet Rama i tregoi gishtin e mesit të rinjëve, Enkel Demi: Rama rrugaç,...

Rama i tregoi gishtin e mesit të rinjëve, Enkel Demi: Rama rrugaç, s’i dalin llogaritë për mandatin e tretë

0
424

Gazetari  Enkel Demi ka  komentuar  gjuhën ofenduese dhe nervozizmin që kryeministri Edi Rama po shfaq në këtë fushatë zgjedhore të 25 prillit.

I ftuar  në studion e lajmeve në RTV Ora Demi e ka cilesuar kryeministrin rrugac.

“Një njeri që ngre gishtin e mesit për të shpotitur disa qytetarë – që në fakt ishin mospërfillës, as po e ngacmonin, por dhe po të kishte është e pajustifikueshme  –   tregon se ai është rrugaç.. sillet si rrugaç pasi rri me rrugaçë” thote Demi.

 

Intervista për gazetaren Beti Njuma.

Beti Njuma: Çfarë ishte ai gjesti i kryeministrit që e pamë mbrëmë vonë në darkë dhe u drejtohej të rinjve shkodranë?

Enkel Demi: Nuk është hera e parë që ka këtë lloj komunikimi me publikun. E ka bërë dhe në një tubim në sheshin “Skënderbej”, e ka bërë dhe Parlament. Kjo tregon se kjo është edukata e tij. Një njeri që ngre gishtin e mesit për të shpotitur disa qytetarë – që në fakt ishin mospërfillës, as po e ngacmonin, por dhe po të kishte është e pajustifikueshme  –   tregon se ai është rrugaç.. sillet si rrugaç pasi rri me rrugaçë

Beti Njuma: Mos po e etiketon pak rëndë kryeministrin. Se kishe një shkrim pak kohë më parë, ku e ke quajtur “legeni që rre gratë”. Mos po i bie shumë në qafë kryeministrit?

Enkel Demi:  Nuk i bie shumë në qafë. Nëse ai do të sillej normalisht me njerëzit ne do i drejtohemi në mënyrën që ai meriton. Të jesh kundërshtar politik është tjetër gjë, por të jesh kundra një rrugaçi, cubi e banditi është tjetër gjë. Më thuaj cili kryeministër i botës i drejtohet popullit dhe zgjedhësit të tij me këtë mënyrë. Për mua ai është një rrugaç dhe me një rrugaç duhet të flasësh në këtë mënyrë.

Beti Njuma: Çfarë e ka e ashpërsuar deri në këtë pikë gjuhën? Përse është kaq nervoz tani që thotë se do fitojë mandatin e tretë?

Enkel Demi:  Ai e di më mirë se unë se nuk i dalin llogaritë se nuk e merr dot mandatin e tretë. Dhe kjo shprehet me nervozivimin e tij. Kjo shprehet me nervozizmin e tij. Këtu jemi në paradoks, ku qeveria bën fushatë negative e opozita  bën fushatë pozitive.

Beti Njuma: A bën mirë opozita që nuk i përgjigjet me të njëjtën monedhë gjuhës fyese e bulliste të kryeministrit

Enkel Demi: Muaj më përpara mendoja se opozita duhej të ishte më agresive edhe në verbin e saj, por sot e kuptoj që qëndrimi i opozitës në këtë mënyrë që merret me premtimet, programet thjesht e nervozojnë atë dhe nuk ka më mirë se të jesh tani në opozitë dhe të kesh përballë një kundërshtar të nervozuar. Nëse në Shkodër ku e pritën mirë dhe jo keq, ai bën këtë lloj veprimi në një ditë të bukur kur nuk e kanë provokuar tregon që nuk është në vete. Kjo vetëm i shton pikë opozitës.

Atë po e shqetëson më shumë një njeri që nuk ia thotë kush emrin këtu, Antonio Notto. Sepse në letrat e matjet që Noto bën e del humbës. Pikërisht këtë sondazh që nuk e kontrollon dot atë mund ta çojë në.. (nderhyn gazetarja)

Beti NjumaKam përshtypjen se ai nuk kontrollon dot as raportin e TIA apo DASH të cilat kanë qenë tepër të ashpra për mënyrën e qeverisjes së Shqipërisë. A duhej të jepte llogari në fushata elektorale

Enkel Demi:  Ato janë shuplaka.  Unë e kam thënë nëse këto dy raporte të botuara brenda ditës do të publikoheshin diku gjetkë ai nuk do të ishte më kryeministër, do të ishte larguar nëse do të kishte një cipë, por këtë pjesë bën sikur nuk dëgjon. Sikur ka bërë sikur nuk ka dëgjuar mesazhin troditës të Elez Biberaj. Një zë shumë të rëndësishm në DASH. Të gjitha këto mblidhen brenda personalitetit të tij dhe del nga shinat edhe me njerëz të zakonshëm. E ke vënë re kur dikush nuk i bindet e sulmon mundohet ta fyejë ta ofendojë. Madje nëse ka ndonjë lloj pushteti në sipërmarrje mundohet ta shkatërrojë.

Ne jemi në televizionin e njeriut që ai është munduar ta shkatërrojë. A e kupton sa jashtë normales është ky njeri. Dhe po ta vësh re të vetmen shpresë që ka edhe ditën e zgjedhjeve por edhe para apo mënyrën si po qeveris është dhuna. Ai mendon se do të imponohet me dhunë.

Ky është problemi i këtij njeriu uroj që Rilindasit të mos e ndjekin deri në fund në këtë lloj aventure.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here