‘Një krahasim në shifra midis vaksinave perëndimore dhe kineze’

0
123

Nga Erion Dasho.

Në renditjen botërore të vaksinimit, Britania e Madhe dhe Kili qëndrojnë në vendet e para (përkatësisht në vendin e katërt dhe të gjashtë). Britania e Madhe ka administruar më tepër doza të para (58% përkundrejt 46%) kurse Kili ka arritur të vaksinojë me të dy dozat më shumë se trefishin e Britanisë (24% përkundrejt 7%).

Britania përdor në masë Astra Zeneca, por edhe Pfizer dhe Moderna, ndërsa Kili përdor kryesisht CoronaVac. Siç e tregojnë statistikat lidhur me numrin e rasteve të reja, Britania e Madhe (grafiku i parë) pothuajse e ka dominuar epideminë, ndërsa Kili (grafiku i dytë) po shkon drejt një piku të ri.

Këto janë të dhëna që duhen analizuar me shumë përgjegjësi nga ministria, komiteti i COVID dhe komiteti i vaksinimit, pasi vendosin në pikëpyetje serioze aftësinë e CoronaVac për të siguruar imunitet grupi. Situata kërkon kujdes maksimal!

Ftoj kolegët Laidon Shapo, Dritan Ulqinaku, Ilir Alimehmeti, Taulant Muka, Fabian Cenko dhe ekspertë të tjerë në fushën e epidemiologjisë ose vaksinimit në një diskutim thjesht teknik bazuar mbi këto të dhëna.

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here