Pritja e Bashës në Korçë, PD i kthehet Ramës: Humbja e zgjedhjeve të bërë nervoz, ndaj po sulmon takimet tona elektorale

0
122

Kryeministri Edi Rama vijon të shqetësohet nga popullariteti në rritje i përkrahjes së shqiptarëve të kreut të opozitës Lulzim Basha. Nisur nga mbështetja dhe pritja madhështore që korçarët i rezervuan kryedemokratit sot, Rama përpiqet që me çdo kusht të politizojë edhe një proces që duhej ta kishte nisur të paktën 3 muaj më parë, atë vaksinimit, kur Shqipërisë iu ofrua ndihma nga Rusia për furnizimin me dozat e vaksinave të nevojshme. I gjendur në këtë situatë, Rama në kuadër të fushatës elektorale dhe në përpjekje për ta zbehur popullaritetin e Bashës, Rama vijon ta akuzojë atë si shkaktar të infektimit masiv përmes tubimeve që ai po zhvillon në çdo qytet ku ai shkon. Shenjë e nervozizmit të kryeministrit është dhe shthurja e gjuhës që ai përdor ndaj Lulzim Basha në reagimin e tij në rrjetet sociale.

““Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku! Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv! (Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut)”, u shpreh dje në reagimin e tij kryeministri Edi Rama.

Pas kësaj deklarate do të reagonte dhe selia blu.

“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale. PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.  Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë”, deklaron selia blu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here