Arrestohet 59-vjeçari për prostitucion në Fier, nën hetim dy gra

0
163

Pronari i një lokali në Fier është arrestuar pasi akuzohet se shfrytëzonte gratë për prostitucion.

Sipas policisë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, shtetasi M. Xh., 59 vjeç, banues në Fier,i dënuar më parë për veprën penale “Rrëmbim personi”.  

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 33 vjeçe dhe një shtetase 55 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin e marrë me qira nga shtetasi M. Xh., në Fier.   

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here