PD Vlorë ka kallëzuar në SPAK, Dritan Agolli për shpërdorim të detyrës dhe për…

0
110
Administratori i Bashkise se Tiranes Dritan Agolli, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka raguar ndaj aksionit te Inspektoriatit Ndertimor ne qender te Tiranes, lidhur me mbushjen e themeleve te nje ndertimi, per ngritjen aty te nje lulishteje.

Partia Demokratike Vlorë ka kallëzuar në SPAK, Drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, për shpërdorim të detyrës si dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

Sipas PD Vlorë, rezulton se jemi përpara veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme, që sjellin përgjegjësi penale, në të paktën dy drejtime. Konkretisht:

– në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim;

– Pranimin dhe kualifikimin si të suksesshme të ofertës së bërë nga opertatori, në kundërshtim me kriterin e percaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

Oferta në vlerën e 698’150’210.94 leke pa TVSh e shoqërisë “Gener 2” Sh.p.k. e identifikuar si oferta fituese, krahasuar me ofertën në vlerën prej 542’052’437.49 lekë të shoqërisë “Curri” Sh.p.k. & “Alba Konstruksion” Sh.p.k. ka një diferencë prej 156’097’773.45 lekë pa TVSH, ose e thënë ndryshe rreth 2 miliard lekë të vjetra më tepër.

Kjo diferencë është një shumë tepër e konsiderueshme duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik fondeve publike të buxhetit të shtetit, sipas PD.

Gjithashtu, Partia Demokratike Vlorë, është duke përgatitur një kallëzim penal drejtuar SPAK edhe për projektin që po zbatohet në zonën e Skelës, i cili, sipas tyre, rezulton se ka të njëjtat praktika ashtu si edhe për projektin e Sheshit të Flamurit.

https://www.facebook.com/partiademokratike/posts/10159022574944909

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here