LDK do të marrë pjesë në votimin e presidentit të Kosovës…

0
106

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë pas mbledhjes me GP të LDK-së, se kryesia e partisë ka vendosur me shumicë absolute që të marrin pjesë në votim për presidentin.

‘Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe cfarëdo hidhërimi që mund të kenë’, tha Abdixhiku.

Më tej Abdixhiku ka thënë se ka informuar organet e partisë për secilin takim që ka pasur me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurti dhe temat që kanë biseduar.

‘Në takimin e parë kam diskutuar me zonjën Osmani dhe zotin Kurti, dhe në takimin e dytë jam takuar vetëm me pretendenten për presidente. Në takimin me zonjën Osmani kemi takuar mbi dialogun, mbi rendin kushtetues dhe garancitë që i njëjti të ruhet me fanatizëm, kemi diskutuar për lidhjet tona me miqtë tanë strategjikë, për ruajtjen e shtyllave kryesore të shtetit tonë të ri. Kemi diskutuar për pozitën apartiake të zonjës Osmani, detyra e tillë plotësohet dhe merr kuptim nga ushtruesi i saj. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë’, tha Abdixhiku

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here