“I zhgënjyer nga qeverisja e Ramës”, Ermir Gjinishi: LSI lufton për katër mandate në Elbasan

0
89

Kandidati për deputet i LSI në Elbasan, Ermir Gjinishi, thotë se LSI “po lufton për të marrë katër mandate” në këtë qark.

Në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, ish-këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për çështjet e komuniteteve fetare, tregoi arsyet që e çuan t’i futej politikës aktive dhe më konkretisht LSI-së. Ai tha se ishte zhgënjyer nga qeverisja e Ramës dhe e ngarkoi atë me përgjegjësi kryesore për situatën e vështirë që po kalon ky qark.

I pyetur se çfarë pritshmërishë ka ai dhe LSI për zgjedhjet, Gjinishi u shpreh se LSI “pret tre mandate” dhe se “po lufton për të katërtin”. Gazetarja Ilva Tare replikoi duke thënë se në të shkuarën rezultati më i mirë i LSI-së ka qenë me dy mandate, por Gjinishi, i cili është i treti në listën e LSI-së, këmbënguli se “rritja vjen nga bilanci i keq i qeverisë”.

“Sa herë e shtrëngojnë, LSI rritet,” – analizoi Gjinishi duke argumentuar se LSI ka pasur së fundmi prurje nga bota akademike, shoqëria civile dhe kjo ka shtuar pritshmëritë për rezultat.

I pyetur në raport edhe me PD-në si opozitë se si do të ishte rezultati, Gjinishi tha se “do jetë 8-4”, duke mos e theksuar se cila do ketë më shumë mandate nga opozita aktuale, PD apo LSI.

Gjatë intervistës Gjinishi u pyet për lidhjen me besimtarët dhe komunitetet fetare në politikë. Ai u shpreh se nga komunitetet duhet një kontribut më i madh në shoqëri.

“Pjesa fetare në Shqipëri duhet të dalë nga margjinalizimi dhe të jetë kontribuues për shoqërinë […] jam kundër krijimit të partive religjioze sepse nuk kemi pse importojmë nga jashtë modele të dështuara, por të mos harrojmë se pavarësia e këtij vendi është themeluar me bekimin e dy etërve shpirtërorë të vendit, Imzot Kaçorrit dhe Vehbi Dibrës, kjo është një vlerë shumë e madhe,” – tha Gjinishti duke kërkuar më shumë kontribut nga komunitetet.

Më tej ai theksoi se duhet ruajtur bashkëjetesa fetare dhe kufiri i një shteti laik ndërsa këmbënguli se “nuk do t’ia lejonte vetes” keqpërdorimin e botës fetare për politikë.

Në analizën e tij ish-këshilltari i Kryeministrit për komunitetet fetare tha se i vinte mirë që besimtarët janë të ndjeshëm dhe e shohin gjendjen që po kalon vendi si “sfidë kombëtare” dhe nuk i japin ngjyrime fetare politikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here