Salianji në Korçë: Zero taksë për fermerët që punojnë tokën, subvencione të drejtpërdrejta…

0
117

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim me fermerë të këtij qarku.

Në bashkëbisedim me fermerët, Salianji premtoi zero taksë për fermerët që punojnë tokën, subvencione të drejtpërdrejta, ulje të çmimit të naftës, shkatërrim të monopoleve.

“Që të gjithë e dinë, por ti pyesim në 8 vite çfarë ka bërë PS. Ka rrit çmimin e naftës, ka rrit çmimin e energjisë, ka rrit çmimin e pesticideve, farave, taksën e tokës, dhe ndërkohë pasi përfundon produkti hynë në kanale. Pra kanë braktisur jetën në fshat dhe kanë braktisur infrastrukturën, çfarë është bërë në kohë të PD-së, këto e kanë lënë”, tha ai.

Salianji tha se PD ka një program për ta nxjerrë nga gjendja e varfërisë që është sot.

“Sot fshati përpëlitet për mbijetesë. Punon gjithë vitin dhe në fund nuk i dihet a do nxjerri lekët e veta. Ne themi se shteti duhet të jetë partner, duhet të jetë ndihmë ndaj fermerëve dhe jo pengues. Dhe për këtë arsye ne do të japim 100 milion ero në vit, 400 milion ero në katër vite që ta nxjerrim fshatin nga varfëria, këto subvencione të drejtpërdrejta. 50 milion euro të tjera në vite, pra 200 milionë euro do ti japim për infrastrukturën bujqësore, kanalizime ujitje. Ne për njerëzit që punojnë taksa e tokës zero. Çmimin e energjisë dhe të naftës do paguhet më pak”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here