Basha me bashkëshorten homazhe në nderim të Bashkim Finos…

0
125

Pasi anuloi të gjitha takimet elektorale, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha kanë zhvilluar homazhe në Pallatin e Kongreseve në nder të deputetit socialist Bashkim Fino i cili humbi mëngjesin e sotëm betejën me COVID.

Pasi kanë përfunduar nderimin e tyre për Bashkim Finon, Basha nuk preferoi të flasë për mediat duke respektuar zinë deri në fund.

Kreu i PD anuloi sot takimet elektorale në shenjë respekti për Bashkim Finon, duke lënë në pritje qytetarët fierakë që kishin dalë me makina në hyrje të qytetit.

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një betejë të gjatë me COVID. Në nder të tij, me vendim të qeverisë, 29 Marsi është shpallur ditë zie kombëtare.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here