Nëse studentët e Mjekësisë si personeli, do të ishin vaksinuar…

0
135
Nga Erion Dasho

Duke uruar që shpirti i studentit të ri të mjeksisë të prehet në paqe, nuk mund të mos ringrihen dy probleme të rënda, njëri ligjor dhe tjetri etik.

1. Nëse studentët e mjeksisë, sikundër gjithë personeli mjeksor do të ishin vaksinuar me një dozë që në mes të shkurtit, situata sot mund të ishte ndryshe!

Çdo humbje jete midis bluzave të bardha nga fillimi i marsit duhet të hetohet dhe, nëse provohet infektimi pas 28 shkurtit, të shndërrohet në një akuzë penale për personat që do të gjenden fajtorë për dështimin e vaksinimit të plotë të bluzave të bardha.

2. Universiteti i Mjeksisë nuk e përmend në deklaratën e ngushëllimit se studenti i ri humbi jetën nga COVID!  Turp për kolegët që me sa duket po e ndjejnë se çdo vdekje ndër bluzat e bardha sot peshon mbi ndërgjegjen (dhe jo vetëm) të shefave të tyre!

U prehsh në paqe koleg!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here