Ndeshja Shqipëri-Angli, publikohet formacioni zyrtar (Skema e re)

0
332

Shqipëria do të presë ditën e sotme në orën 18:00 në “Air Albania” kombëtaren e Anglisë, në një sfidë të vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Trajneri Edi Reja i ka surprizuar të gjithë me formacionin zyrtar teksa risia e madhe është aktivizimi i Memollës nga minuta e parë, ndërkohë që reparti ofensiv do të përbëhet nga Uzuni, Cikalleshi dhe Broja.

Ndërkohë trajneri i Anglisë ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion, duke i besuar sulmin treshes, Stërling, Maunt dhe Kejn.

Formacionet zyrtare:  

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Laçi, Bare, Memolla, Uzuni, Broja, Cikalleshi Trajner: Edouardo Reja

Anglia: Pope, Walker, Shaw, Rice, Stones, Maguire, Foden, Phillips, Kane, Sterling, Mount Trajner: Gareth Southgate

 

Lexo edhe

Ndeshja historike me Anglinë, ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë dhe ‘3 luanët’ sonte – Gazeta Standard Online

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here