Zjarri: Gjendet trupi pa jetë i 32-vjeçarit Arjan Sala brenda magazinës shkrumb

0
122

Policia e Tiranës njoftoi se është gjetur trupi pa jetë i 32-vjeçarit Arjan Sala, zhdukur në magazinën e përfshirë nga zjarri të qendrës tregtare “Casa Italia “që ditën e mërkurë. Sala kishte mbetur pranë një dere të kyçur, pasi ishte asfiksuar në përpjekje për ta hapur atë.

Trupi I Shefit të Sigurisë u gjend rreth orës 3 pas mesnate nga zjarrfikësit, brenda në magazinën poshtë qendrës tregtare, aty ku kishte mbetur në përpjekje për të shuar zjarrin që përfshiu një hapësirë të madhe të mbushur me mallra dhe rrezikoi jetën e punonjësve.  Ka qenë xhaxhai i viktimës që e ka identifikuar trupin pa jetë të nipit të tij.

Policia informoi paraprakisht se:

“Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç.

Sala ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Familja e tijprej tre ditësh ishte në një pritje të dhimbshme për të birin, bashkëshortin, babanë e një fëmije trevjeçar, i cili kishte mbetur në magazinën që digjej nga flakët dhe në temepratura të larta, ku zjarrfikësit e kishin të pamundur të hynin.

Familjarët kanë debatuar ditët e fundit me forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit, qën arrinin dot të hynin dot brenda magazinës që vazhdonte të digjej dhe të lëshonte tym të rëndë toksik prej materialeve që kishin marr zjarr.

Pasditen e së premtes, një nga familjarët ka ngulur kembë të hyjë vetë brenda për të kontrolluar për trupin e njeriut të dashur dhe është konfliktuar me zjarrfikësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here