Denoncim i fortë/ PS miliona lekë për zyra elektorale në mes të krizës, Tavo: Këta nuk kanë turp!

0
140

Kandidati i LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka denoncuar investimet luksoze të PS-së për zyra elektorale.

Në një postim në Facebook, teksa publikon pamje nga zyrat e PS në Gjirokastër, Tavo thotë se një investim i tillë në mes të pandemisë është turp dhe tallje me qytetarët.

“Miliona e miliona lekë për zyra elektorale të “Rilindjes.” A nuk keni turp? A nuk keni ndërgjegje? Në këtë kohë krize të thellë e pandemie shpenzoni dhjetëra milionë lekë vetëm për fushatë? A e dini ju sa i kushton trajtimi një familje me një të prekur me COVID? A e dini që ka familje që nuk përballojnë dot jetesën dhe zor se e mbyllin muajin me ushqime. Njerëzit e thjeshtë po vuajnë ndërsa ju shpërdoroni më kot e talleni me nevojtarët. Turp të keni që shpërdoroni paratë e njerëzve të thjeshtë që sot po vuajnë më shumë se kurrë nga papërgjegjshmëria juaj”,- deklaron Vangjel Tavo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here