Nisin punimet në lotin I të Unazës së Madhe, Ja si do të bëhet qarkullimi nga nesër i mjeteve për një javë

0
114

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë shoferët se duke filluar nga dita e nesërme do të nisë faza 4-2 e punimeve në lotin I të Unazës së Madhe, të cilat parashikohet të zgjasin një javë.

Njoftimi i plotë:                                                       

Nesër më datë 27.03.2021, mbas orës 20.00 fillon faza 4-2 e punimeve në lotin 1 të Unazës së Madhe.

– Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.

– Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.

– Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.

– Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.

– Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here