Plagosja e minatorit në Bulqizë, procedohen penalisht brigadieri dhe tekniku i minierës

0
84

Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku gjatë punës në një galeri u plagos një minator, janë proceduar penalisht nga Policia tekniku i sektorit dhe brigadieri i një subjekti minerar.

Sipas njoftiomit të policisë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasti A. D, 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik sektori në një subjekt minerar) dhe F. K, 48 vjeç, banues në Bulqizë,  (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e  gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, në një nga puset e subjektit minerar, gjatë punës është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën E. B., 31 vjeç,  (me detyrë fadromist).

Materialet  procedurale i kaluan  Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here