Gazmend Bardhi: Të monitorohet Tom Doshi në fushatë..

0
203

Gazmend Bardhi, drejtues Politik i PD në Elbasan, kërkoi nga organet ligj-zbatuese që të monitorohet veprimtaria e Tom Doshit në fushatë.

I ftuar mbrëm në emisionin politik “Spotlight” nga Alban Dudushi në Vizion Plus, Bardhi tha: “E vetmja kërkesë që kam unë, është që organet ligj-zbatuese të mbajnë nën monitorim fushatën që kryen z.Doshi dhe mënyrën se si ky kandidat për deputet është bërë deputet në 2017-ën me metodat, format që ka përdorur për tu bërë deputet”, deklaroi ai.

Lidhur me paralajmërimet e herëpashershme të Ambasadës Amerikane për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e25-Prillit, Gazmend Bardhi, shtroi pyetjen se përse SPAK nuk ka nisur hetimin ndaj tij dhe Vangjush Dakos?

“Kjo akuzë publike e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve do të duhet të kishte shërbyer si një indicie, për të hetimeve penale ndaj z.Doshi. Më lejoni t’ju kujtoj se ka pasur vetëm tre raste që përfshijnë Shqipërinë, ku Sekretari Amerikan i Shtetit ka ndaluar hyrjen e 3 shtetasve shqiptarë me akuzën për përfshirjen në akte madhore korruptive. Bëhet fjalë për z.Doshi, z.Dako dhe z.Llalla dhe çuditërisht, vetëm ndaj z.Llalla ka nisur hetimet penale nga SPAK-u, ndërkohë që ndaj dy figurave të tjera nuk ka asnjë nisje hetimi”, tha për këtë çështje Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here