E rëndë/ 24-vjeçari ndërron jetë në palestër pak minuta para fillimit të stërvitjes

0
138

Një ngjarje e rëndë ka rrëngjethur qytetin e Elbasanit ku një  i ri, i cili si zakonisht ishte paraqitur në palestër, befas ka humbur ndjenjat dhe me gjithë ndihmën e dhënë ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se, shkak i vdekjes së tij ka qenë një hemorragji cerebrale ose atak kardiak.

Burime jo zyrtare bënë me dije se, i riu që humbi jetën pak pasi kishte mbërritur në palestër për t’u stërvitur është identifikuar si Stavri Bardhi, 24 vjeç. Priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkakun që solli vdekjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here