Flutura Açka: Ja si rashë në kontakt me librin e Lulzim Bashës…

0
137

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i shoqëruar nga shkrimtarja Flutura Açka, kandidate e PD-së në Elbasan, ka prezantuar ditën e djeshme librin e tij me titull “Misioni im”, libër që vjen me një peshë dhe rëndësi të veçantë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit 2021.

Në këtë takim Açka ishte në pozicionin e drejtueses së shtëpisë botuese “Skanderbeg”, e cila ka bërë të mundur bërjen gati për publikun të këtij libri.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, botuesja Açka deklaroj se është e hapur të botojë, edhe libra të kryeministrit Rama e presidentit Meta.

“Unë jam e hapur të botoj edhe libër të Edi Ramës, edhe libër të Ilir Metës dhe kujtdo tjetër, në rolin e botueses”, tha ajo.

Gjithashtu botuesja Açka tregoi se kur ra për herë të parë në kontakt me këtë libër dhe  kur e mori në dorëzim për ta botuar.

“Nuk e kam ditur më përpara se z.Basha ka qenë duke shkruar një libër. Unë jam kontaktuar si botuese. Në atë kohë, fundi i janarit, fillim i shkurtit… është në natyrën time të bëj marrëveshje për libra. Kam punuar si gjithë botuesit e tjerë, korrektimet, redaktimet, kopertinat”, tregoi Açka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here