A kaloi vala e dytë e pandemisë? Flet mjeku Alimehmeti…

0
117

Shqipëria po le pas valën e dytë dhe më të ashpër të koronavirusit. Në vlerësimin e specialistëve, pozitiviteti nga infektimet e reja këtë periudhë ka rënë nën 20%, duke zbritur nga kulmi që u shënua në fillim të marsit.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon në “A2News” se përmirësimi i situatës po reflektohet edhe në uljen e shtrimeve në spital dhe të humbjeve të jetës. Por, Alimehmeti thekson se kjo situatë nuk duhet të na çojë në mosrespektim të masave, veçanërisht pas ngrohjes së motit.

Epidemiologu rekomandon që edhe ekspertët e Komitetit Teknik të ndjekin një politikë tjetër për rregullat anti-Covid: “Ne vijojmë të kemi vatra, pasi masat i kemi për të gjithë njësoj, ndërkohë që këto masa nuk i prekin të gjithë njësoj. Kështu që, duhet të jemi të qartë në këtë drejtim. Është koha e masave elegante, ka ardhur koha e bisturisë dhe ka ikur koha e sharrës”.

Në lidhje me diskutimet për AstraZeneca, edhe Alimehmeti thotë se tashmë, jo vetëm Agjensia Europiane e Barnave, por edhe Bordi për Sigurinë e Vaksinave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njohur efikasitetin e saj. Ndërsa vaksina ruse Sputnik V, që mbërriti në Shqipëri, sipas Alimehmetit, ka të dhëna të mira dhe po shqyrtohet nga EMA.

Një javë më parë, Shqipëria i hapi rrugë vaksinave ruse dhe kineze, duke hequr pengesat ligjore që ndalonin përdorimin e tyre pa miratimin e Agjensisë Europiane të Barnave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here