22 marsi 1992/ Ulqinaku thirrje të ish-përndjekurve dhe ish-pronarëve: Të shporrim pinjollët e diktaturës… më 25 prill t’i drejtohemi…

0
222

Në kujtim  të fitores së pluralizmit politik, 22 marsit 1992, Izmira Ulqinaku së bashku me dy ish të përndjekur politikë, ishin në “Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, aty ku në ish-degën e brendshme të kohës së dikaturës, u vranë e u torturuan kundërshtarët politikë të regjimit komunist.

Izmira Ulqinaku teksa shoqërohej nga Ndoc Ashta dhe studiuesi Adnan Muka, theksoi se këto qeli thërrasin për një ndërgjegjësim patriotik. Thërrasin për një reagim mbarë-popullor që me votën e 25 Prillit, të shporrim pinjollët e kamufluar të diktaturës, që në një mënyrë a një tjetër sot janë pjesë e listave të Partisë Socialiste: Gramoz Ruçi, Luljeta Bozdo, etj.

“Nga ky vend dolën thirrjet e para per liri dhe demokraci, për pluralizëm i cili u realizu me 22 mars 1992.

Sot është një kujtesë dhe respekt për ato që u flijuan për aspiratën europiane te popullit shqiptar. Ajo fitore plebeshitare e 22 marsit, është një thirrje për çdo familje shqiptare që të largojmë me votën e 25 prillit pinjollët e diktaturës të Partisë Komuniste dhe të Partisë së Punës të cilët rikthyen dhe njëherë në mënyrë diabolike terrorin, dhunën policore”, tha Ulqinaku.

Shkodra, tha ajo, vuan si e gjithë Shqipëria rënien ekonomike pasi banorët e qytetit verior i drejtohen furrave të bukës dhe farmacive me lista.

“Unë jam e bindur që Partia Demokratike do të fitojë, sepse ajo është mbështetur kurdoherë në idealet e atyre që u flijuan për Demokraci. Pikërisht te kjo shtresë e madhe e të përndjekurve dhe e të shpronsuarve, të cilët kanë qënë shtylla kurrizore e Partisë Demokratike në Shkodër.

E duam Shqipërinë si e gjithë Europa, buron nga shpirti demokratik shkodran. Jemi ne që do ta bëjmë realitet ëndrrën e këtyre patriotëve, patriotëve të vërtetë. Prandaj t’i drejtohemi me 25 prill masivisht kutive të votimit, për t’a çliruar dhe njëherë Shqipërinë nga varfëria, dhuna shtetërore, nga Oligarkët e përdorur, nga bandat e Edi Ramës, nga shpopullimi. Të vendosim një sistem siç e dëshiruan dhe për të cilën dhanë jetën këto këtu, për një Shqipëri vërtetë të lirë e vertetë demokratike e Europiane”, tha Ulqinaku.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here