Grabiste bizhutë e vajzave në hyrjet e pallatit, arrestohet i riu nga Mamurrasi…

0
190

Një i ri u arrestua nga policia e Tiranës, pasi kreu dy grabitje, brenda pak orësh në Tiranë. I arrestuari është identifikuar si Taulant Sala.

Video e mëposhtme tregon momentin kur i arrestuari i ka vjedhur një vajze varësen, ndërsa ngjarja ka ndodhur në derën e banesës së saj.

I riu duket nga pamjet se ndjek vajzën, ndalon një moment dhe më pas i merr varësen.

 

Ai u kap nga policia rreth dy orë pas ngjarjes, ndërsa mësohet se bënte jetë luksoze në zonën e ish-Bllokut.

Një nga grabitjet Sala e ka realizuar pranë ish-ekspozitës Shqipëria Sot, ndërsa tjetrën te zona e Zogut të Zi. Në të dy rastet mësohet se i riu grabiste varëse floriri, ndërsa autori tashmë i arrestuar është nga Mamurrasi.

Nga media të caktuara raportohet se i riu është dhunuar pa shkak nga policia, por në fakt ai është kapur pas identifikimit nga banorë të ndryshëm si grabitësi i varëseve të dy vajzave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here