EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

0
263

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Shkodrës pak minuta më parë, ku si pasojë mbetur i plagosur një person.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb”, se i plagosuri është identifikuar si Mikel Fusha.

Ndërkohë më tej raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Mark Lula”.

 

 

Sakaq, nëna e të plagosurit ka raportuar se djali dhe autori janë konfliktuar para një jave në lokalin ku ishte i punësuar. Sipas nënës së Mikelit autori, i ka thyer tavolinat e lokalit ku ai punonte.

Po ashtu ajo shtoi se autori ditën e sotme ka shkuar në lokalin në fjalë me disa shokë. Sipas saj, policia ka pasur dijeni për ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here