Vrasja e Mond Çekiçit/ Zbardhet dëshmia e banores së lagjes ku ndodhi atentati: Dëgjuam krisma…

0
326

Janë publikuar dëshmi të reja në lidhje me vrasjen e Edmond Koçit, anëtar i bandës së Durrësit.

Ngjarja e rëndë që tronditi lagjen nr.16 dhe mbarë qytetin bregdetar, ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës.

Balkan Web tregon dëshminë e një zonje që banonte në atë lagje, e cila deklaroi se dëgjoi krisma armësh.

“Dëgjuam krisma, nuk pamë gjë tjetër. Ishte krismë e madhe. Këtu kishte një shtesë dhe mbante pulat se shtëpinë e kishte pak më tutje. Ka dy fëmijë”, tha e moshuara.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:40 ne lagjen nr.16. “Mond Çekiçi” udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën.

Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.

Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here