Provokimi i Vuçiç për Kosovën, eksperti amerikan: SHBA dhe BE duhet ta dënojnë…

0
196

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ndaj provokimit të rëndë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili dje publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë.

Ben Meir me anë të një postimi në Facebook ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiç.

Më tej ai ka shtuar se presidenti amerikan, Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë tek Vuçiçi,  se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negocimi.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiçit. Presidenti i SHBA-ve duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiç se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here