Basha premton nga Gjirokastra: Do të largoj nga lista çdo emër me probleme!

0
126

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se do të largojë nga lista çdo emër që është me probleme.

Këtë deklaratë kreu i opozitës e ka dhënë nga Gjirokastra në një intervistë për ABC News.

Ndër të tjera Basha tha se është i mrekulluar nga mikpritja gjirokastrite, ndërsa thekson se shikon tek qytetarët dëshirën për ndryshim.

Jam i mrekulluar nga mikpritja e gjirokastritëve sot. Kam pasur takime me qytetarë mbresëlënës, me punonjës të artizanatit gjirokastrit. Tek të gjithë shoh dy gjëra, vendosmërinë për të ndryshuar dhe besimin se mund të jemi më mirë.

Kryesorja është t’i garantoj se planet që kemi punuar prej vitesh do vihen në zbatim që nga dita e parë e qeverisjes. Në të gjithë qytetet brenga më e madhe është bërë largimi i fëmijëve.

Emigracioni masiv po shkatërron familjet shqiptare,. Një pikë e rëndësishme e programit tim në Gjirokastër ka qenë plani për trajnimin profesional të rinisë”, tha kryedemokrati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here