Saturday, June 1, 2024
Home Aktualitet “Mazhoranca po tenton të vjedhë votat”, Denoncimi i Këlliçit: Drejtori i varrezave të...

“Mazhoranca po tenton të vjedhë votat”, Denoncimi i Këlliçit: Drejtori i varrezave të Sharrës ndërpreu energjinë elektrike se banorët do votojnë PD

0
124

Këlliçi në një intervistë për Ora News ka denoncuar sërish rastin e drejtorit të varrezave të Sharrës, Agron Tafa se ka lënë pa energjie elektrike banorët e zonës, pasi sipas tij këta të fundit do të votojnë PD.

Këlliçi: Çfarë të rë them. Këta vodhën logon e TOB, 18 milionë lekë për një copy paste interneti për logon. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë në garë se kush vjedh më shumë qytetarët. Padurimi për të shkuar në qendrat e votimit është shumë i madh. Unë jam i bindur që te ata 14 mijë qytetarë që kanë ardhur në Tiranë, i kanë shfrytëzuar dhe pjesa dërrmuese e tyre do të votojnë për ndryshim. Sepse të gjithë qytetarët duan ndryshim, duan të dalin nga kjo gjendje kllapie ekonomike, sociale që ka kapur vendin dhe po bëhen të gjithë bashkë për të ndërruar këtë realitet.

Ka manipulime. Qytetarët janë të zgjuar dhe të gjithë kësaj radhe kanë kuptuar diçka. Këto zgjedhje nuk bëhen as për Edi Ramën, as për Lulzim Bashën. Nuk bëhen as për PD dhe as për PS. Këto zgjedhje për familjet e qytetarëve shqiptarë, bëhen mbi të gjitha për të rinjtë, për qytetarët e thjesht. Se ku e ka çuar timonieri vendin në këto 8 vite nuk ka qytetar në këtë vend që të mos e ketë kuptuar. Me gjithë shantazhin e tyre, me gjithë tentativën për të vjedhur votat, me gjithë thasët me miell që shpërndajnë darkave.

Kam denoncuar para pak ditësh drejtorin e varrezave të Sharrës që i ka ndërprerë energjinë elektrike një zone të caktuar banorësh në Sharrë se kanë vendosur të votojnë PD kësaj radhe dhe që po tenton të blejë dhe të intimidojë qytetarët duke i joshur me 100 euro për votë, apo duke i çuar ndihma në shtëpi. E kanë refuzuar dhe përzënë. Është kryetari i PS në zonë dhe ky është drejtori i varrezave, Agron Tafa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here