Krah kreut të PD, Bujar Asqeriu ”shpërthen” kundër Ramës: Ka bërë gjynaf të madh, kam 2 plagë në zemër

0
143

Aktori i madh Bujar Asqeriu, sot ishte i pranishëm në takimet që kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi në Vlorë, ku vetë u shpreh se ka marrë dy plagë në zemër nga keqqeverisja.

”Ai symadhi shikon çdo gjë, shikon çdo gjë. Ata që e kanë prishur kanë bërë një gjynaf të madh, sikur kanë prishur një xhami, një kishë. Nesër të gjithë ata që kanë vënë dorë mbi pronën publike dhe kanë mbushur xhepat të shkojnë para ligjit. Ndryshe nuk bëhet ky vend. Kam dhe dy plagë në zemrën time që po jua referoj, të parën e kam për naftëtarët, të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi të cilët sot treten dhe nuk jetojnë as në shtëpia të mira. Cinizmi i kryeminsitrit që i thoshte dilni, është cinizëm njerëzore. Pa dashuri nuk fitohet asnjë betejë. Familjet e naftëtarëve, infrastruktura të rregullohet. Kurse plaga e dytë është për minatorët e Bulqizës”,-tha aktori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here