Maliqi: Rama ka hequr socialistët, do të ketë deputetë kukull që nesër t’i komandojë…

0
102

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi në një intervistë për Ora News tha se Partia Socialiste nuk ka më socialistë në gjirin e saj, pasi Rama e ka përçarë.

Sipas Maliqit, Rama do të ketë në krah vetëm deputetë kukulla që t’i komandojë dhe të mbrojnë interesat e tij.

“Rama i ka marrë 74 mandate edhe me një mandat që ja kam dhënë  unë. I ka marrë 74 mandate duke pasur edhe Tahirin, Xhafën, Çukon, Ndokën, Lelin që s’e ka më, duke pasur shumë të tjerë që i dogji, Pandeli Majkon e të gjithë me radhë. Pra, nuk ka më socialistë në gjirin e tij, i vuri nga fundi, Vasilika Hysin e hoqi, Kodhelin e vuri nga fundi, Vorfsin e hoqi, pra hoqi shumë veta dhe ka futur një përçarje brenda socialistëve për shkak se ndjen humbjen dhe do të ketë disa deputetë kukull nesër që t’i komandojë dhe ta mbrojnë në interesat e tij. Ai e di që me ermin që ka vendosur nuk vete dot në parlament. Në Vlorë e dinë të gjithë që vajtja e Bujar Leskaj e shton Partinë Demokratike me mandat, po kështu goditja që i bëri Lelit e pakëson, ashtu siç hodhi Shametin, deputetin që e përdori gjasme për reformën në drejtësi edhe e hodhi në rrugë, ashtu hoqi edhe deputeten e Beratit dhe e solli këtu të 13-tën. Ai nuk po bën fushatë për partinë socialiste tani, po bën fushatë që të marrë votat. Klosi thotë votoni numrin 5 që të djegë të 3 apo 2, Xhafa thotë do djegim tjetrin, pra mbështeten nga bashkia që të djegin kandidatët që janë në krye të listës”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here