U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë mësuesja…

0
257

Ka ndërruar jetë në spital gruaja që u hodh nga kati i pestë mengjesin e sotëm në Gjirokastër.

Ishin banorët që njoftuan dhe ambulanca ka shkuar në vendin ku ishte hedhur gruaja 40-vjeçare, e identifikuar si Fabiola Kadena.

Ajo u dërgua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Siç njofton policia, gruaja ka qenë në gjendje të rënduar depresive. Fabiola Kadena ishte mësuese.

NJOFTIMI ZYRTAR

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40, në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here