Petrit Vasili: Boll më, shqiptarët nuk janë për eksperiment!

0
130

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmeve nga Gjermania, Franca, Italia, etj, vende që kanë pezulluar vaksinën e kompanisë AstraZeneca kundër koronavirusit.

Vasili shprehet se shqetësimet për këtë vaksinë duhet të trajtohen në mënyrë të përgjegjshme nga ana e qeverisë “Rama”. Ai shprehet se nuk mund të ketë përdorim të saj, pa folur më parë ekspertët shkencorë lidhur me efektet e këtij ilaçi.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Boll më, Shqiptaret nuk janë për eksperiment!! Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca. Holanda,Danimarka,Norvegjia,Islanda,Letonia,Estonia,Austria, Bulgaria, Qipro, Estonia, Franca, Greqia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia kane pezulluar lote te vecanta.

Shqetësim i madh i vendeve te medha dhe me nivele shkencore absolutidht te larta vetem e vetem per sigurine e vaksinave dhe per garantimin e integritetit te plote te vaksinave per qytetaret e tyre. Ndersa Ministrja e Shendetesise Manastirliu thote se: “38 400 dozat e vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnje, në Divjakë, etj.” Ku e gjejne garancine dhe sigurine Edi Rama me kete ministren, apo shqiptaret jane qytetare te dores se dyte.A komunikuan me keto vende te medha? Shqiptaret meritojne siguri te plota per vaksinat dhe jo vaksinimin elektoral te Edi Rames! Boll eksperimente jane bere nga Edi Rama ne kurriz te shqiptareve ne nje vit Pandemi.

Këto eksperimente të Edi Ramës që nga mosberja e testimeve etj kane kushtuar jete njerezish dhe demtim te shendetit te mijra te tjereve si dhe dhjetra milione euro qe kane dale nga xhepat e qytetareve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here