Vasili publikon videon: Të tilla gafa iu marrin jetën qytetarëve! Manastirliu gënjen për numrin…

0
82

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, denoncon gënjeshtrat që siç thotë ai, të marrin jetën.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, teksa referon deklaratat e qeverisë “Rama” lidhur me vaksiniminanti-covid  që në Shqipëri numri i personave mbi 80 vjeç është 46 mijë, Vasili shprehet se Rama qëllimisht fshin nga lista me një të rënë të lapsit 36 mijë shjqiptarë që janë mbi 80 vjeç.

“Gënjeshtra, që ju marrin jetën qytetarëve.

Ministrja thotë me gojën plot që 80 vjeçarët janë 46 mijë persona.

ISTAT -i, i vetë Qeverisë thotë qartë, që janë 82 mijë persona.

Pra, 36 mijë qytetarë mbi 80 vjeç i fshiu nga defteri ministrja.

Kështu gënjejnë edhe për mbi 8 mijë e ca vdekje të padeklaruara të shkaktuara nga COVID.

Kështu gënjejnë për çdo gjë dhe as mijëra vdekjet dhe dhjetëra mijëra të sëmurët nuk i shqetësojnë fare Edi Ramën dhe rilindasit e vet qeveritarë!

Shikoni VIDEON, shikoni dhe të dhënat e ISTAT dhe gjykoni”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here