Zbardhen detaje të reja/ Si u zbulua vrasësi me pagesë i Behar Sofisë, i riu pranon krimin, hodhi rrobat pasi kreu vrasjen….

0
127

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i vrasësit të Behar Sofisë, mbrëmjen e kaluar në Mal të Zi.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari Ernejt Shyri, i cili ka pranuar krimin para autoriteteve të drejtësisë.

“Balkanweb” shkruan se vrasja e Sofisë dyshohet të jetë kryer me pagesë, ndërsa policia ka arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët  e 23-vjeçarit, të cilët janë nga Kërraba dhe Fushë Kruja.

Sa i takon autorit të krimit, 23-vjeçarit Shyti, mësohte se ishte nga Kërraba, por jetonte me qira me nënën e tij, në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”.

Ai është identifikuar nga ADN-ja që është zbuluar në rrobat, që braktisi te liqeni, pas vrasjes.

Behar Sofia u ekzekutua në zonën pranë piramidës dhe katedrales katolike së kryeqytetit kur sapo kishte dalë nga një qendër tregtare.

Pasi e ka ndjekur viktimën për rreth 30 metra autori e ka qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt ne trup dhe në kokë.

Autori i veshur me kostum sportiv të errët me kapuç dhe maskë anticovid është larguar më pas qetësisht me biçikletë drejt bulevardit të Tiranës e më tej drejt liqenit artificial aty ku edhe ku dyshohet  se ka hedhur rrobat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here