Tensionet me Ramën, kryeministri i ”çon” Lelit në zyrë mikun e tij, tentativë për…

0
116

Bashkia e Vlorës qëndron e hapur edhe këtë të shtunë por jo për qytetarët. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli duket se është ”zgjuar” këtë të shtunë në punë, ku mësohet se ka pritur në zyrën e tij deputetin socialist Edmond Leka.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se prej orës 9.30 në zyrën e kryetarit të bashkisë ka shkuar deputeti Leka për një bisedë me kryebashkiakun. I shoqëruar me një antar tjetër të PS (emri ende nuk bëhet i ditur).

Dyshohet se vizita dhe biseda është për të negociuar dhe ulur tensionet mes Lelit dhe Ramës, pas përjashtimit që kryeministri i bëri kryebashkiakut nga fushata e PS-së. Deputeti Leka njihet si mik i afërt i kryebashkiakut Leli, dhe po përdoret nga Rama dhe Gjiknuri si një ndërmjetësues, për të mos pasur të tjera rrjedhje nga partia.

Ndërkohë mbledhjes në bashki i janë bashkuar edhe antarë të tjerë të kryesisë së Partisë Socialiste.

Vetë Leka, i cili ka pranuar rolin e ndërmjetësit, nuk do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Vlorës, e megjithatë ka vendosur që të vijojë të japë kontributin e tij brenda partisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here