”Edhe sa do durojmë?”, Këlliçi-fermerëve: Nga viti i parë në qeverisje, 100 milionë euro subvencione

0
92

Kandidati për deputet i Partise Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerë, ku u ka shpjeguar edhe planin ekonomik për bujqësinë.

“Vështirësitë e një fermeri shqiptar janë të shumta, nga barnat bujqësore te taksat e larta, si dhe mungesa e subvencioneve nga qeveria. Këto pengesa financiare jo vetëm që ngadalësojnë ecurinë e punës por dëmtojnë edhe konsumatorin shqiptar. Jo pak herë fermerët vendas, në formë proteste, kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre.Kjo do të ndryshojë! Me angazhimin tonë për të dhënë 100 milionë euro subvencione për fermerët.”, shprehet ai.

Pyetjes së Këlliçit nëse përfaqësues të qeverisë ose Bashkisë Tiranë kanë ardhur deri këtu, fermeri iu përgjigj duke ironizuar kryebashkiakun Veliaj.

“Edhe po të dojë të vijë s’ka nga vjen me këtë rrugë”, shprehet ai. Vështirësitë e një fermeri shqiptar janë të shumta, nga barnat bujqësore te taksat e larta, si dhe mungesa e subvencioneve nga qeveria. “Nga e gjithë serra, 1 lek s’ka nga shteti”, tregon ai. E vetmja mbështjetje që gjen është prej miqve të tij, shpesh herë duke përfunduar në borxhe. Këto pengesa financiare jo vetëm që ngadalësojnë ecurinë e punës por sipas vetë fermerit, dëmtojnë edhe konsumatorin shqiptar. Jo pak herë fermerët vendas, në formë proteste, kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre, duke marrë mbi supe edhe kritika të shumta në rrjete sociale nga qytetarë që kërkojnë që mundi i tyre të shkojë për bamirësi. “Kemi bërë lekë vetëm me rregullu makinat tona sepse u prishen shpatullat”, tha fermeri duke iu referuar sërish rrugës së shkatërruar. “Edhe sa do durojmë”, pyet ai me të drejtë. Belind Këlliçi i kërkoi të mos dorëzohet, duke i sjellë në vëmendje programin elektoral të PD për bujqësinë. “Nga viti i parë në qeverisje, do të japim 100 milionë euro subvencione për fermerët tanë”, shprehet Këlliçi në fjalën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here