Skandali me dosjen 184/ Kikia: Dërgojeni një kopje në Bruksel

0
132

Dosja 184 e manipulimit zgjedhor në Dibër është zhbërë përfundimisht, edhe pse aty denoncoheshin drejtuesit më të lartë të Rilindjes, që nga kryeministri e deri poshtë te kriminelët.

Prokuroria e Dibrës njoftoi se hetimet kishin “provuar tërësisht” blerjen e votave në Dibër në zgjedhjet e pjeshme të vitit 2016, por për shkak të kohës së kaluar, krimi ështe parashkruar. Në gjykatë u dërguan vetëm 4 zyrtarë lokalë të akuzuar për kërcënim të zgjedhësve dhe shpërdorim detyre.

Pas këtij vendimi, ka reaguar me ironi edhe gazetari Mentor Kikia. Ai sugjeron që ky vendim të dërgohet në Bruksel, pasi kështu u plotësua edhe një kusht për nisjen e negociatave.

POSTIMI

Po tani çfarë do të thotë Holanda, a ka nga luan më?

Dosja e “Dibrës” për manipulimin e zgjedhjeve është mbyllur “me nder”.

Nën akuzë ka përfunduar një ish-drejtor arsimi, por jo deputeti që e urdhëronte ti vinte mësuesit në radhë për të votuar partinë e tij.

Nën akuzë ka përfunduar një ish-shef policie, por jo deputeti që e urdhronte të “siguronte” vota, e që i premtonte se partia do ia shpërblente.

Por ne e dëgjuam të gjithë se kush urdhëronte e çfarë urdhëtonte në ato përgjime të bëra publike. Dëgjuam “Tërmetin” e fortë që ra në Dibër. Por ja që tërmet nuk paska patur. Edhe nëse ka rënë, ai ishte shumë larg…N’Dibër jo or ti!

Unë nuk i vura emër asaj partisë më lart, edhe pse të gjithë e dimë.  Sepse unë shpresoja që përtej PS, PD e LSI, kjo çështje të prodhonte më në fund një standard, duke çuar për herë të parë në burg njerëzit që vjedhin votat.

Në 30 vjet post-komunizëm, vjedhja e votave ka qenë harbutëria më e madhe politike në këtë vend. Ajo është vjedhje edhe më e rëndë sesa vjedhja e fondeve publike, e tenderave, koncensioneve, pasurisë dhe pronës publike. Sepse vjedhje e votës do të thohtë vedhje e pushtetit dhe shtetit bashkë.

Dhe kur hetimi i çështjeve të tilla, është vënë në listën e kushteve të BE-së për negociatat, prokuroria e mbyll në mënyrën më të turpshme të mundëshme.

Dhe tani merreni këtë vendim dhe dërgojeni në Bruksel, e thojini: Ja e plotësuam edhe një kusht. Dërgojani edhe Holandës një kopje, me shpresë se do të ndërrojë mendje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here