“Pse na mbani”, PD: Dhunohet i riu në komisariatin e Bulqizës, i refuzohet ndihma mjekësore

0
144

Dega e Partisë Demokratike në Bulqizë ka ngritur akuza për një rast dhune nga policia. Në njoftimin e shpërndarë në faqen e saj zyrtare ku duket një i ri i cili ka pësuar dëmtime në pjesën e fytyrës, PD deklaron se dy të rinj janë shoqëruar pa asnjë motiv nga efektivët e policisë dhe janë rrahur barbarisht prej tyre. Sipas saj, atyre i është refuzuar ndihma mjekësorë pasi nuk kanë pranuar të firmosin procesverbalin e policisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

“Çfarë keni dëgjuar këto ditë se gjoja dhuna shtetërore kundër qytetarëve, e cila shkoi deri në ekzekutimin e një të riu, është vetëm propagandë.  Militantët e PS në Policinë e Shtetit vazhdojnë t’i dhunojnë të rinjtë brenda komisariateve. Shikojini vetë pamjet. Të rinj që kërkojnë drejtësi, kërkojnë arsye pse shoqërohen pa motiv, pse rrihen barbarisht nga policët e Edi Ramës në komisariate. Renato Pasha quhet i riu goditur nga policët.

Edhe pamjet tregojnë se ai është dëmtuar seriozisht në syrin e djathtë.  Ndihma mjekësore i është refuzuar nga policët e dhunshëm të Edi Ramës, të cilët e kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme, pasi i riu nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e policisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

Dhuna e policisë ndaj të rinjve dhe qytetarëve nuk është rast i shkëputur. Është modeli i dhunës që frymëzohet nga kryeministri i vendit dhe nga pandëshkueshmëria e drejtësisë. Partia Demokratike/ Dega Bulqizë dënon ashpër sjelljen dhe dhunën e policisë për rastin në fjalë dhe gjithë praktikën e dhunshme të policisë dhe strukturave të saj në të gjithë vendin.

Partia Demokratike është në krahun e qytetarëve dhe di të mbrojë në çdo rast të drejtat e tyre. Sado pranga të kërcasin diktatorët, rregjimet kanë për të rënë, se liria njerëzore ka rrënjë të thella tek njerëzit! Nuk prekim njeri me dorë ne, o kriminela. Këta janë dhunuesit”, deklaron PD.

Në videon e shpërndarë nga Partia Demokratike, i riu thërret pse e mbajnë në komisariat dhe një arsyetim për dhunën e ushtruar ndaj tyre. “Kush të gjuajti o vlla, për çfarë arsye? Urdhëo policia e Bulqizës. Ja komisariati. Për çfarë arsye na mbani brenda o xhaxhi. Hajde më rrih edhe mua. O vëlla pse na mbani këtu. Pse e preke çunin, për çfarë arsye”, shprehen ata./mv.abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here