Mbyllja e hetimeve për 184, Xhixho: Akt i turpshëm dhe kriminal, LSI nuk do të heqë dorë nga dënimi i personave të implikuar

0
80

Nënkryetarja  e LSI-së Erisa Xhixho ka reaguar mbi mbylljen e hetimeve për “dosjen 183” nga Prokuroria,

Duke e quajtur si diçka të pritëshme, Xhixho thekson se ky akt është i turpshëm dhe po aq kriminal sa vjedhja e votive, sepse asnjë nga “peshqit’ e mëdhaj të Rilindjes, nuk do të akuzohet për blerje votash.

Reagimi i Erisa Xhixho:

Dosja 184, një nga dëshmitë e krimit zgjedhor mbi të cilin qëndron pushteti i Edi Ramës, ashtu sikundër pritej dhe është thënë para shumë kohësh nga opozita, është mbyllur.

Ky akt i turpshëm dhe po aq kriminal sa vjedhja e votave, është dëshmi e dështimit të vetë sistemit dhe e korruptimit politik të prokurorisë, e cila po i bën në ketë mënyrë shërbimet e fundit apo shërbimet e funeralit poshtetit të votave të vjedhura.

Pretekstet proceduriale të parashkrimit të veprës penale dhe loja e shëmtuar e pasimit të dosjes sa nga njëra prokurori në tjetrën, nuk është gjë tjetër, por manovra e imponuar nga pushteti dhe e realizuar nga prokuroria.

Vendimi i prokurorisë është thikë pas shpine jo vetëm për besimin e qytetarëve tek reforma në drejtësi, por edhe sabotimi sipas interesave antishqiptare të kryeministrit të procesit të integrimit europian të vendit, po të kemi parasysh se ndëshkimi i krimit të vjedhjes së votave është njeri nga kushtet për çeljen e negociatave.

Ndërsa qytetaret shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë prësin që ideatorët dhe urdhëruesit e vjedhjes së votave prej kryeministrit e me radhë ministra dhe ish-ministra, deputetë dhe oficerë të policisë të dalin para drejtësisë e drejtësia të vendosë për ta, prokuroria këta i merr në mbrojtje dhe merret me disa karta të djegura!

SPAK në vend që të jepte një përgjigje të fortë sipas ligjit dhe të çonte përpara drejtësisë të gjithë ata që rezultojnë të përfshirë në krim elektoral që njëkohësisht është edhe krim shtetëror, zgjodhi t’i shërbejë pandëshkueshmërisë duke hequr përgjegjësine nga vetja.

Autorët e veprimit kriminal të vjedhjes së votës janë me emra, me zë dhe me figurë si pjestarë të një grupi të grupi të strukturuar kriminal me në krye kryeministrin dhe bashke me të ka edhe ministra e ish ministra, deputete te rilindjes dhe oficerë policie të shperblyer per krimin e kryer.

Përmbatjen e dosjes 184 tashmë e dinë të gjithë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kancelaritë europiane dhe në SHBA.
Mirëpo kur pritej që e ashtuquajtura drejtësi e re të dëshmonte se është në anën e ligjit dhe të shqiptarëve, me vendimin për mbylljes e dosjes 184, provon se nuk është gjë tjetër por një repart ndihmës i Rilindjes.

Por, pavarësisht makinacioneve, LSI nuk do të heqë kurrë dorë nga dënimi i çdo personi të implikuar në vjedhjen e votave, kushdo që të jetë ai dhe kudo që të fshihet, në kryeministri apo në zyrat e rilindjes në Prokurori.

25 prilli është apel që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë për të zhdukur qeverisjen e krimit dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here