Grabitje e armatosur në Prishtinë plagoset një polic, reagon Hoti…

0
89

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas grabitjes së armatosur që ka ndodhur në Prishtinë, ku gjatë grabitjes është plagosur një polic.

Në një reagim për mediat kryeministria thekson se shefi i qeverisë dënon sulmin me armë zjarri ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës, për parandalim të kryerjes së vjedhjes, në njërën prej qendrave tregtare në kryeqytet.

“Kryeministri Hoti, zyrtarit policor i dëshiron shërim sa më të shpejtë, ndërkohë që thekson se integritetit fizik i policit është i pacenueshëm, ndërsa sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të pa pranueshme. Hoti shpreh mbështetje të parezervë dhe mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës, Institucionit më të besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here