Fotografia e rrallë e Ahmet Zogut në Vjenë

0
154

atjani elegant që kishte rrëmbyer zemrat e vajzave vjeneze*

27.al publikon një fotografi të rrallë të Ahmet Zogut në moshë të re, i veshur me një pardesy të bardhë në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.

ahmet zogu, foto

Në atë kohë, Ahmet Zogu në Vjenë, merrte mësime në gjuhën gjermane dhe vazhdonte studimet për njohuri të thelluara në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore.  Bashkëkohësit e tij kanë rrëfyer se gjatë qëndrimit në Vjenë, ai shijonte stilin e jetës së Europës Perëndimore dhe kishte qenë shumë i pëlqyer mes grave vjeneze.

Ahmet Zogu qëndroi për rreth dy vjet në Vjenë, për t’u kthyer në Shqipëri në vitin 1919. Ishte koha kur Shqipëria rrezikonte realisht ndarjen në copa.  Ai u kthye në Shqipëri në një situatë të vështirë për vendin, kur rrezikohej seriozisht copëtimi i Shqipërisë.

Me kthimin në Shqipëri me aktivitet politik, Zogu u zgjodh ministër i Brendshëm në një Kongresin Kombëtar të Lushnjes për mbrojtjen fateve të Shqipërisë. Kongresi u mbajt në Lushnje më 21-31 janar 1920.  Aktiviteti  tij politik vazhdon deri më 1 Shtator 1928, kur Asambleja Kushtetuese e shpalli Mbret të Shqiptarëve. Më 7 prill 1939 Ahmet Zogu u largua nga Shqipëria, pasi vendi u pushtua nga Italia Fashiste.

Më 8 Prill 1939 u vendos në Greqi ku dhe nis jeta e tij në mërgim në disa vende të botës. Pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1955, Ahmet Zogu bashkë me familjen e tij u vendos në Francë fillimisht në Paris, më vonë në Kanë, ku dhe ndërroi jetë, në spitalin më 8 Prill 1961.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here