Rrëfehet shoku i vrasësit të Klodianit: ‘Do bëhem polic sapo të vijë PS’

0
143

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel mesditën e së hënës u tentua të hidhej dritë mbi profilin e Nevaldo Hajdërajt, policit që kreu vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në studio ishte i ftuar një i njohur i tij, Ledion Muçaraku, i cili pranoi se e kishte njohur Nevaldo Hajdërajn para se të bëhej polic, gjatë kohës kur punonte kamarier në disa lokale në Tiranë. Vetë Ledion Muçaraku është një ish i dënuar për ngritjen e skemave piramidale dhe për dhënien e parave me fajde dhe kjo duket të ketë qenë pika e takimit mes tij dhe Nevaldo Hajdërajt.

Nga përshkrimi që i bëri Muçaraku, duket se Nevaldo Hajdëraj përshtatet më së miri në profilin e “rrugaçit”, që sot është kryefjalë e deputetëve, ministrave apo vetë kryeministri Rama kur flitet për protestuesit.

Në përshkrimin që i bëri të njohurit të tij, Ledion Muçaraku tha se e kishte dëgjuar vetë Nevaldo Hajdërajn të thoshte se do të emërohej polic, sapo Partia Socialiste të vinte në pushtet, megjithëse ende nuk ishte duke bërë shkollën e mesme.

“Shoqëria jonë ka qenë e afërt. Kemi qenë të afërt se na lidhte puna. Kur e kam njohur unë në periudhën 2011, 2012, 2013, ai çuditërisht doli që kishte mbaruar gjimnazin. Unë e ngacmoja: Nevaldo, ça polici do bëhesh ti? Mirë, mirë, më thoshte, sa të vijë Partia Socialiste në pushtet, do ta shohësh ti bëhem apo nuk bëhem”, tha Muçaraku.

Muçaraku tregoi se Nevaldo Hajdëraj kishte qenë një nga klientët e tij, që merrte para me fajde, gjatë kohës kur punonte kamarier apo banakier në Tiranë. Kjo u konfirmua edhe nga avokati i  Nevaldo Hajdërajt, që ishte prezent në studio.

Kur u pyet se përse i merrte paratë me fajde Nevaldo, Muçaraku tha: “Me sa jam informuar unë… kush është ai që nuk loz lloto? Kush është ai që nuk loz kazino? Ai ndonjëherë binte brenda se rroga mund të merrej në fund të muajit. Me sa jam informuar nëpërmjet shokut që “ai i prishi lekët Ledion” dhe unë i thoja “do japësh 150 dhe do t’i merrja 190”.

Një tjetër detaj që u la të kuptohej nga Ledion Muçaraku, ishte marrëdhënia e Nevaldo Hajdërajt me konsumin e lëndëve narkotike. Ai nuk e pohoi këtë fakt, por kur u pyet nga drejtuesi i emisionit nëse Hajdëraj konsumonte drogë, ai u shpreh: “Tashti kush është në Shqipëri që nuk e ka konsumuar të shkretën?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here