Dëmshpërblimi për familjen e Klodian Rashës/ Rama shkeli ligjin, vetëm për të bërë propagandë mbi dhënien e pensionit social për familjarët e viktimës

0
117
Vlera në masën e tetëfishit të pensionit social, që është 7600 lekë, e caktuar me VKM  dhe do t’i depozitohet kryefamiljarit për një periudhë të pacaktuar duke iu referuar ligjit 7703, për pensionet. Por vendimi i marrë është në kundërshtim me ligjin ku edhe është bazuar.
Klodian dhe Qazim Rasha

TIRANË– Qeveria shqiptare vendosi dje që t’i “lidhë” një pension familjes së Klodian Rashës, të riut që u ekzekutua nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj.

Në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave u vendos që t’i jepej pension mujor babait të Klodian Rashës, Qazimit, për “vdekje aksidentale”. Vlera në masën e tetëfishit të pensionit social, që është 7600 lekë, e caktuar me VKM  dhe do t’i depozitohet kryefamiljarit për një periudhë të pacaktuar duke iu referuar ligjit 7703, për pensionet. Por vendimi i marrë është në kundërshtim me ligjin ku edhe është bazuar.

Sipas nenit 6 në pikën ku përcaktohet ‘mbrojtja e detyrueshme’, cilësohet qartë se sigurimet shoqërore, gjithashtu, i japin mbrojtje të detyrueshme të gjithë personave të punësuar, në rastin e pakësimit të të ardhurave, si pasojë e paaftësisë së përkohëshme të shkaktuar nga sëmundja, aksidenti në punë, sëmundja profesionale dhe papunësia. Këshilli i Ministrave mund të vendosë për fusha të tjera mbrojtjeje, si dhe për përjashtime për: a) punëtorët sezonalë dhe të përkohshëm; b) të vetëpunësuarit në bujqësi; c) punëtorët e papaguar të familjes së personave të vetëpunësuar; ç) kursantët dhe studentët për kohën e praktikës mësimore, të cilët sigurohen vetëm për aksidentin në punë, nga punëdhënësi.

Sa i përket pagesave për vdekje në krye të detyrës, e cila konsiderohet si aksidentale, është e barabartë me 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, pra nga 28 mijë lekë të reja, familja merr 14 mijë lekë të reja.

Sipas nenit 52, të ardhurat në rast vdekjeje dhe pensioni familjar, thuhet: Personi që paguan shpenzimet e vdekjes të një personi të siguruar, që vdes si rezultat i një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, do të ripaguhet plotësisht në nivelet që do të përcaktohen nga Rregullorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore; 2. Kur një person i siguruar vdes, personat në ngarkim të tij dhe që kanë lidhje në një familje me të, kanë të drejtë për pension familjar, me një shumë që varet nga numri i tyre; 3. Personat që kanë të drejtë për pension familjar, janë ata që përcaktohen në nenin 40 të këtij Ligji; 4. Në rastet kur personi i siguruar vdes nga një aksident në punë apo sëmundje profesionale, masa e pensionit familjar për personat pasjetues, do të jetë ajo e përcaktuar në nenin 41.

Por Klodian Rasha nuk ishte në punë në momentin që u qëllua për vdekje. E vetmja zgjidhje e drejtë do të ishte dëmshpërblimi ndaj familjes për vrasje nga shtetit. Megjithatë qeveria ka vendosur që të shkelë ligjin, dhe të japë një shumë të konsiderueshme pa arsyet e duhuara. Propaganda në këtë rast vlen si një motiv shumë i madh për të shkelur edhe ligjin. Tani nuk dihet nëse familja do të përfitojë paratë e dëmshpërblimit, që çdo të “dëmtuari” nga shteti, u sigurohet nga ligji.  dosja.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here