“Çfarë po ndodh në Shqipëri?” Rishfaqet gazetari gjerman i BILD, ngre alarmin i shqetësuar…

0
169

Gazetarja Desada Metaj ka denoncuar ditën e djeshme se pas një statusi që ka bërë, ku ka mbështetur protestën e Klodian Rashës, është thirrur në polici.

Në lidhje me këtë, ka reaguar dhe gazetari njohur gjerman i “BILD”, Peter Tiede.

Ai shprehet i shqëtësuar në lidhje me atë që po ndodh në Shqipëri, dhe shkruan se administrate e Edi Ramës intimidon dhe padit rregullisht gazetarët, dhe sipas tij kolegët në vendin tonë po kalojnë shumë vështirësi.

“E pabesueshme se çfarë po ndodh përsëri në Shqipëri: Sot policia hyri në banesën e gazetares Desada Metaj. Prej ditësh ka pasur protesta për vrasjen e një 25-vjeçari nga oficeri i policisë. U qëllua nga prapa sepse ai shkeli urdhrat e COVID dhe doli nga shtëpia pas bllokimit…

Tani kolegia e njohur shqiptare që komentoi ngjarjet është akuzuar për thirrjen e protestave dhe organizimin e tyre. Ky është një rast i ri i paaftësisë dhe kërcënimeve ndaj shtypit të lirë nga administrata e Edi Ramës, duke intimiduar dhe paditur rregullisht gazetarët. Të dyja më kanë ndodhur personalisht. Por kolegët në vend po kalojnë më shumë vështirësi”, thekson Tiede.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here