Plagoset shqiptari me armë zjarri

0
103

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Athinë, ku një shqiptar mësohet se ka mbetur I plagosur pas një shkëmbimi zjarri.

Ngjarja raportohet se ndodhi në lagjen Patision.

Të përfshirë në këtë incident janë edhe disa shqiptarë.

Sipas të dhënave paraprake dy rrugica larg pikës ku u ndodhi ngjarja, polici greke ndaloi automjetin e dëmtuar nga plumbat, me dy shqiptarë dhe një gjeorgjiane.

Një nga dy shqiptarët është plagosur me armë në shpatull, ndërsa plumbat kanë thyer xhamat e makinës.

Shqiptarët denoncuan se u qëlluan me armë në rrugicat afër postbllokut të policisë, nga persona të paidentifikuar.

Policia vijon hetimet për ngjarjen në një orar me shumë qarkullim dhe rrugët plot qytetarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here