Ç’rëndësi ka emri i kukullës apo ushtarit që do të pasojë Lleshajn?!

0
185

Kastriot Islami, ish-ministër i Jashtëm i vendit, gjykon se debate për emrin e radhës që do të ulet në postin e Ministrit të Brendshëm nuk është tjetër përveçse tentativë e regjimit të ashpër ushtarak e policor të vendosur në Shqipëri për të zhvendosur vëmendjen nga zhvillimet e fuqishme politike të ditëve të fundit.

Islami shkruan: “Po vëzhgoj se gjatë orëve të fundit po diskutohet, madje disa edhe me shumë pasion për emrin e pasuesit të Lleshajt!!! Ç’rëndësi ka emri i pasuesit përderisa nuk ka pasur asnjë lloj rëndësie prej 7 vjetësh?!

Ai ose ajo do të jetë një anonim, një kukull, një servil apo një ushtar agresiv që do të zbatojë verbërisht urdhrat e drejtuesit të sektit, sepse ajo që do të drejtojë është thjesht e vetëm polici e sektit! Nuk është polici e shtetit. As për të ruajtur rendin qytetar e kushtetues, as në shërbim të qytetarëve, as për të respektuar ligjin dhe të drejtat themelore…

Sepse në Shqipëri është vendosur më së fundmi një regjim i ashpër ushtarak e policor. I gjithë debati për emrin e kukullës së radhës bëhet thjesht e vetëm për të zhvendosur vëmendjen! Mos bini pre e kësaj propagande”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here