“Kriminelët duhet të ikin”, protestuesi: Rama dhe Veliu të largohen!

0
115

“Kriminelët në pushtet duhet të largohen pas vrasjes së 25 vjecarit Klodian Rasha nga policia”.

Kështu u shpreh një protestues në Shkodër ditën e sotme,ku kërkoi largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut dhe kryeministrit Edi Rama.

Protesta e Shkodrës u shoqërua me tensione pasi protestues të revoltuar thyen tabela, dëmtuan selinë e Partisë Socialiste duke thyer xhamat e dritareve dhe dyertë, më pas dogjën disa materiale në trotuar.

“Rama ik, ne nuk do të ndalemi së protestuari dersa kryeministri që vjedh dhe vret të largohet”,-kështu u shpreh një tjetër protestues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here