Vjen lajmi i shumëpritur për amerikanët: Ja kur pritet të nis vaksinimi i popullatës në ShBA

0
97

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) planifikon të lëshojë një autorizim përdorimi emergjent për vaksinën e COVID-19 të zhvilluar nga gjiganti farmaceutik amerikan dhe partnerët e tyre gjermanë BioNTech, tha të premten sekretari i shëndetit dhe shërbimeve njerëzore Alex Azar.

Dhe sipas Newsweek, , Azar i tha “Good Morning America” se vaksinimet mund të fillojnë shumë shpejt, ndoshta të hënën ose të martën e javës tjetër.

Në një deklaratë të publikuar të premten në lidhje me zhvillimin, komisioneri i FDA, Stephen Hahn tha: “Pas rezultateve të djeshme të komitetit këshillues pozitiv në lidhje me vaksinën Pfizer-BioNTech COVID-19, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së ka informuar sponsorin se do të punojë me shpejtësi drejt finalizimit dhe lëshimit të autorizimit të përdorimit emergjent”.

“Agjencia gjithashtu ka njoftuar Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Operacionin Warp Speed, në mënyrë që ata të mund të ekzekutojnë planet e tyre për shpërndarjen në kohë të vaksinave”, ka thënë tutje Hahn.

Ndryshe, një grup këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten miratimin për përdorimin urgjent të vaksinës për coronavirusin të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here